×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik: Nesër do t’ia propozojmë qeverisë federale ndarjen paqësore të Bosnjës

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Presidenti i Republika Sërpskas në BeH, Millorad Dodik, përsëriti kërcënimin e tij për t’u shkëputur nga vendi të mërkurën, një ditë përpara një votimi të planifikuar në OKB.

    Rezoluta e propozuar e OKB-së e sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ka ngjallur protesta dhe një fushatë të fortë lobimi kundër këtij veprimi nga Dodiku, dhe nga presidenti populist i Serbisë fqinje, Aleksandar Vuçiq, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Të dy drejtuesit thonë se rezoluta do t’i markonte të gjithë serbët si gjenocidalë, megjithëse drafti nuk i përmend në mënyrë të qartë serbët si fajtorë.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka planifikuar një debat mbi rezolutën të enjten në mëngjes për t’u pasuar me një votim në organin botëror të 193 anëtarëve. Serbët kanë mbështetjen e aleatëve të tyre Rusia dhe Kina, ndërsa rezoluta mbështetet nga ShBA dhe shumica e shteteve të tjera perëndimore.

    Dodiku, i cili është president i Republika Sërpskas, i cili përfshin rreth gjysmën e Bosnjës, tha në platformën e mediave sociale X se rezoluta e ShBA-së po shtyhet në Bosnje nga mbështetësit e boshnjakëve myslimanë dhe se do ta ndajë vendin.

    “Bosnja dhe Hercegovina kanë arritur fundin e saj, ose për të qenë më i saktë, ajo mori fund nga ata që u betuan për të”, tha Dodiku në X. “Krejt çka mbetet është që të gjithë ne të bëjmë një përpjekje për të qenë fqinjë të mirë dhe për të ndahemi në paqe”.

    Ndërkaq, për radiotelevizionin e Republika Sërpskas (RTRS), Dodiku tha se qysh nesër në një seancë të qeverisë në Srebrenicë do t’ia paraqesë palës federale propozimin për ndarje.

    “Se a do të përshpejtohet e gjithë kjo ose do të marrë kohë, është çështje procesi. Ne zgjedhim një ndarje paqësore dhe këtë do ta propozojmë që nesër në seancën e qeverisë në Srebrenicë. Do t’ia propozojmë palës federale”, tha Dodiku për RTRS.

    Dodiku ka bërë disa kërcënime të tilla në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë të serbëve boshnjakë janë nën sanksione amerikane dhe britanike pjesërisht për rrezikimin e një plani amerikan të paqes që i dha fund luftës së Bosnjës 1992-95.

    Vuçiqi dhe Dodiku, të dy politikanë pro-rusë, kanë argumentuar kundër rezolutës duke ngritur mundësinë që ajo të hapë derën për të pasur nevojë për të paguar dëmet e luftës nëse miratohet.

    Draft rezoluta dënon “pa rezervë çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike”. Ajo gjithashtu “dënon pa rezervë veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës”.

    Udhëheqësi politik serb i Bosnjës në kohë të luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiq, u dënuan të dy për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë speciale e krimeve të luftës në OKB në Hagë, Holandë. Në përgjithësi, Tribunali dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me dënime të ndryshme me burg.

    Qeveria e Serbisë vazhdon të mohojë që në Srebrenicë ishte kryer gjenocid, megjithëse e quan atë një “krim të tmerrshëm”.

    Më 11 korrik 1995, serbët boshnjakë kaluan një zonë të sigurt të mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës nga gratë e tyre, nënat dhe motrat dhe i masakruan. Ata që u përpoqën të shpëtonin u ndoqën nëpër pyje dhe mbi malet përreth qytetit. /Klankosova.tv

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Qershor 2024
    Blegtoria po shuhet. Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë. Nga 298 mijë lopë apo mëshqerra, të...
    Bota/Rajoni22 Qershor 2024
    Autoritetet greke kanë arrestuar 13 persona pasi fishekzjarret e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë...
    Bota/Rajoni22 Qershor 2024
    Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Sipas portalit...
    Të tjera
    Vip22 Qershor 2024
    Modelja tejet e dashur nga publiku, Adrola Dushi, e ftur në një emission televiziv tregon se që e vogël e ka ndihmuar...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për FrontOnline, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme,...
    Sport22 Qershor 2024
    Ish futbollisti i njohur gjerman, Mario Basler, ka thënë fjalë të mëdha për Granit Xhakën para ndeshjes mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Basler...
    Sport22 Qershor 2024
    Pas fitores mbresëlënëse 3:0 ndaj Turqisë në Dortmund, trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës dhe...
    Sport22 Qershor 2024
    Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj...
    Lajme22 Qershor 2024
    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do shkojë në takim në selinë e LDK-së ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.