×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik e quan ‘kërcënuese’ kërkesën e Pacollit për njohjen e Kosovës nga Vuçiq

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Milorad Dodik ka reaguar ndaj deklaratave të Behgjet Pacollit drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë së Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

    Pacolli ka thënë në një intervistë për TV Face të Sarajevës se me Serbinë mund të diskutojnë  për gjithçka, me përjashtim të tri gjërave: pavarësisë së Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe kufijtë.

    “Vuçiq, keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realitet. Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa. Kjo është zgjidhja e vetme dhe të gjitha të tjerat do të shkojnë më lehtë”, është shprehur ndër tjera Pacolli.

    Por, Dodik nuk i kanë pëlqyer këto deklarata duke thënë se “Pacolli është njeri i cili nuk mund t’i mbajë askujt leksione dhe se kërcënimet e tij janë të papranueshme”.

    “Kosova nuk është vetëm ajo që mendojnë shqiptarët, por është edhe Rezoluta 1244, këto janë standarde përpara statusit, siç u diskutua më herët, një komunitet i komunave serbe që do të formohet sipas marrëveshjes së Brukselit. E gjithë kjo duhet të jetë një parakusht për çdo vazhdim të dialogut, jo vetëm pikat që ata mendojnë se sot duhet të zgjidhen”, tha Dodik.

    Sipas tij, Republika Serbe është absolutisht kundër situatës në lidhje me statusin e Kosovës dhe se Bosnja nuk e ka njohur dhe se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.

    “Kjo natyrisht vetëm pasi që Republika Serbe nuk e dëshiron këtë (njohjen e Kosovës), sepse ne nuk duam të kemi standarde të dyfishta në këto fusha”, tha Dodik

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, i bëri komentet e tij të para publike në lidhje me sulmet në Jemen. Ai tha se...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.