×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, iu drejtua publikut pas një takimi të koalicionit qeverisës në RS, duke bërë një sërë deklaratash fyese, shoviniste dhe historikisht të pabazuara, të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik vendor dhe rajonal.

    Gjatë fjalimit, Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina po “shpërbëhet” dhe se gjurma e saj “kundërmon nga çnjerëzia”. Ai hodhi poshtë në disa raste legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, duke e quajtur “jolegjitim”, dhe pretendoi se “myslimanët”, siç i quan ai boshnjakët, “i pranojnë vendimet e tij dhe shpresojnë në pjesën e dytë të lojës”.

    Megjithatë, pjesa më skandaloze dhe fyese e fjalimit ishte thirrja e drejtpërdrejtë ndaj boshnjakëve që të “kthehen në fenë ortodokse”, duke pretenduar se Bosnja dhe Hercegovina në atë rast do të ishte “kryesisht serbe” dhe se “vetëm e tillë mund të ekzistojë”.

    “Zgjidhja për Bosnjën është kjo: që myslimanët të kthehen në fenë e tyre të vjetër ortodokse. Po përpiqemi të japim propozime konstruktive. Ekzistojnë dëshmi se paraardhësit tanë kaluan në islam nën detyrimin osman. Prandaj, për mua kjo është një zgjidhje korrekte”, tha Dodik.

    Ai shtoi se “boshnjakët duhet të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, dhe kështu Bosnja do të ishte me shumicë serbe”, shkruan klix.ba.

    “Bosnja dhe Hercegovina nuk është ajo që pretendohet të jetë. Ajo do të shpërbëhet. Dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh Dodik, duke mos fshehur kënaqësinë për rrënimin e mundshëm të shtetit.

    Deklaratat e separatistit serb janë interpretuar gjithashtu si një përpjekje e hapur për të minuar rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe për të nxitur urrejtje fetare dhe kombëtare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar një ligj për të rritur moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifës 50 për qind ndaj...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të premten, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës....
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.