Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Sara, kanë diskutuar gjerë e gjatë për jetën brenda si dhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Driloni është interesuar të dijë më shumë për raportin e Sarës me meshkujt jashtë saqë edhe është munduar ta improvizojë një takim sikur të dy nuk njiheshin fare.
“Ku vijnë njerëzit jashtë Big-ut kur të jesh në Greqi apo Shqipëri e të vijnë me të fol njerëzit a fol me ta a jo. Për shembull me ardh unë me fol me ty edhe të kisha kërku Instagramin a diçka, a s’ma kishe jep a?”, u shpreh Driloni.
Por, Sara ishte e prerë në përgjigje se nuk është pëlqen të japë shance kudo e kujtdo.
“Me meshkujt jam shumë e keqe, duhet të lodhet goxha shumë. Nuk më intereson nëse vec njëherë më takon”, u shpreh Sara.