Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.
Ditën e sotme Stresi me anë të një postimi në Instastory ka bërë paralajmërimin befasues. Reperi ka postuar një foto të tij, ku duket duke ecur në rrugë e duke dëgjuar muzikë me kufje e ku ka lajmëruar gjithashtu se muajn e ardhshëm ka për të pasur shumë ‘bomba’.
Nuk e dimë saktësisht se për çfarë e ka pasur fjalën Stresi, ama shpresojmë që të presim surpriza të bukura, si projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.
“Duke medituar sepse muaji ardhshëm ka për të pasur shumë bomba“