×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të ju kalli dhe të ju qoj në hanë krejtve”, paraburgim për personin që kërcënoi rojen e Entit Special në Shtime

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të dyshuarit që dëmtoi pronën e Entit Special në Shtime, duke e goditur me veturë portën e këtij Enti.

    Sipas Prokurorisë nga veprimet e të pandehurit është rrezikuar edhe jeta e rojës, pasi që tashmë i dyshuari e ka kërcënuar atë me fjalët “Do të ju kalli dhe të ju qoj në hënë krejtve”.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.K. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale kanosje nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 18.03.2021, në Shtime pikërisht te Enti Special, me dashje e dëmton pronën e të dëmtuarës Entin Special, në atë mënyrë që fillimisht një zingjir e vendos në portën e këtij enti, pastaj me veturën e tij e godet portën e tillë duke e dëmtuar, ndërsa në kohën datën dhe vendin e njëjët i pandehuri seriozisht e kanos me privim nga jeta të dëmtuarin rojën e Entit Special në Shtime-A.H, me fjalët se ‘’do të ju kalli dhe do të ju qoj në hënë krejtve’’, duke i shkaktuar shqetësim dhe frik të dëmtuarit.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të cilët kontestonin kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se edhe me masa me të buta do të sigurohej prezenca e të pandehurit në procedurë si dhe do të pamundësonin të njëjtin që të përsërisë veprën penale, por gjykata vlerëson se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.