Një ngjarje e rëndë, me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Itali.
Policia italiane njofton se ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij.
Ai është arrestuar në Rimini, pasi tentoi të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare.
E gjendur në kërcënim sistematik, gruaja ka telefonuar policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të mitur.
Gruaja, ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj shqiptari ishte i dhunshëm me të edhe fëmijët, ky pretendim është konfirmuar dhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.
Teksa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq të godiste me thikë në stomak gruan, ndërsa bërtiste në shqip, “unë do të djeg të gjallë”.