Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë duke shprehur revoltën e tyre për uljen e dënimit ndaj të dënuarit për krime lufte, serbit Darko Tasiq.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka dalë jashtë objektit të gjykatës duke i lutur disa nga protestuesit që të shkojnë me të brenda për të biseduar.
“Nëse jeni të interesuar me bisedu, ejani një grup deri në 10 vjet ua jap sqarimet e nevojshme” , tha kryetari i Apelit.
Por protestuasit i kërkuarn që të bisedojnë jashtë. “Jo brenda. Me popull bisedo jashtë. A e ke ftohtë a?”.
“Jo unë s’e kam ftohtë hiç, për atë dola jashtë. Nëse doni në këtë mënyrë me bisedu me mua, atëherë unë vetëm ju përshëndes.. Qetash brenda një ore ka me u publiku aktgjykimi…. Asnjë gjë s’ka me qenë jotransparente”, tha kryetari i Apelit.
Ndërsa një protestues tha se në protestën e radhës do ta djegin gjykatën, pasi nuk e njohin.
“Ishalla shihemi në protestat e radhës e ta kallim krejt këtë gjykatë. Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël. Gjaku i qatyne të vrarëve i mbuloftë këta”, tha protestuesi.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1132270300524989/