Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), po kërkon t’iu garantohet gjitha subjekteve politike lëvizja e lirë në gjithë territorin e Kosovës për të bërë fushatë.
Duke i dënuar incidentet e ditëve të fundit në Mitrovicë të Veriut dhe Skenderaj, Eugen Cakolli nga DnV tha se të njëjtët janë të papranueshme.
Cakolli përmes një konference për medie shpalosi edhe planin për monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
“Ka angazhuar 16 vëzhgues afatgjatë dhe dy vëzhgues në pjesën veriore. DnV do të mbulojë të gjitha aktivitetet e partive politike në teren dhe media e rrjete sociale”, tha ai.
Krahas kësaj, Cakolli tha se KQZ-ja ka dështuar të përmbyllë me kohë aplikimin e votuesve nga jashtë./FrontOnline/