Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), gjatë një konferencë për media ka njoftuar se deri në ora 17:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3% në nivel vendi.
Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e lartë krahasuar me vitin 2019.
Sipas informacioneve të tyre, rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt ka përqindje më të lartë të votuesve.
Në komunat me shumicë serbe, ka dalje të lartë të qytetarëve në votim.
Kurse Rajoni i Prizrenit ka dalje më të ulët.