×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: QNR të rrisë kapacitetet njerëzore që procesi paszgjedhor të përmbyllet sa më shpejtë

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Organizatat e shoqërisë civile që kanë vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, po kërkojnë që të shtohen resurset humane në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të përmbyllur sa më parë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

    Demokracia në Veprim (DnV) thotë se proceset e zhvilluara deri më tani në QNR kanë qenë në përputhje me legjislacionin përkatës, por janë zhvilluar me ritëm të ngadaltë.

    “Ndonëse vendimi për rinumërimin e mbi 20% të vendvotimeve në nivel vendi ndikon në rritjen e integritetit të zgjedhjeve dhe saktësisë së rezultateve, ky proces shpërfaqë problemet me kualitetin dhe kualifikimet e komisionerëve, si dhe trajnimeve të organizuara për ta nga KQZ-ja”, deklaron DnV në një reagim.

    Kjo organizatë thotë se  mosadresimi i problemeve të evidentuara edhe gjatë proceseve të kaluara, ka ndikuar që sërish të përsëriten problemet e njëjta, veçanërisht me bartjen e votave të kandidatëve të subjekteve politike.

    “KQZ duhet medoemos të ndërmarr hapa për rritjen e kualitetit të trajnimeve, apo edhe të krijohen mekanizma për ndëshkimin e komisionerëve të cilët si rezultat i gabimeve, njerëzore apo të qëllimshme, kanë deformuar vullnetin qytetar dhe në mënyrë indirekte kanë ndikuar në vonimin e procedurave paszgjedhore deri në certifikimi i rezultateve zgjedhore”.

    Për shkak të limiteve kohore që ndodhet vendi sa i përket zgjedhjes së presidentit, DnV kërkon që  QNR të rrisë edhe më shumë kapacitetet humane për menaxhimin dhe përmbylljen e procedurave brenda një periudhe sa më të shpejtë kohore.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.