×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Parafushatë intensive dhe tendenca të Qeverisë për të ndërhyrë në proces zgjedhor

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike për qëllime elektorale, si dhe për përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Eugen Cakolli nga DnV theksoi se në mungesë të rregullimit ligjor, partitë politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të parafushatës në mënyrë të intensifikuar, duke përdorur njëkohësisht platformat digjitale. Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet, ka zgjedhur të orientojë aktivitetet e saj jashtë vendit. Ndonëse edhe partitë opozitare kanë organizuar disa takime me qytetarë jashtë vendit, ato janë fokusuar më shumë në aktivitete brenda Kosovës, për hartimin e programit, publikimin e kandidatëve dhe takimeve tjera të targetuara. Për më tepër, ka pasur një rritje të sponsorizimeve të postimeve në platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me mijëra euro të shpenzuara deri më tani.

    Një nga problematikat më të mëdha të parafushatës së deritanishme është përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale dhe ndërhyrjet e Qeverisë në procesin zgjedhor. Kjo përfshin veprime që dëmtojnë barazinë e garës zgjedhore dhe mund të ndikojnë në përcaktimin e votuesve, duke krijuar një garë të pabarabartë. Ndër to, masat financiare (rritja e pensioneve, pagës minimale dhe pagave në sektorin publik) të miratuara nga Qeveria, që pritet të hyjnë në fuqi pak kohë para zgjedhjeve, shpërfaqin një model të rrezikshëm të përpjekjes për të ndikuar votuesit nëpërmjet fondeve publike.

    Një tjetër shqetësim i ngritur nga DnV ndërlidhet me procesin e votimit jashtë vendit. Deri tani, janë aprovuar rreth 15,000 aplikime për votim jashtë vendit, ku dy të tretat e këtyre aplikimeve janë për votim me postë në misionet diplomatike të Kosovës. Megjithatë, DnV vëren se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka tentuar të ndërhyjë në këtë proces duke kërkuar hapjen e qendrave të votimit në vende të tjera, gjë që është e paligjshme, pasi KQZ-ja është institucioni i vetëm që ka autoritetin për të organizuar dhe administruar zgjedhjet.

    Në anën tjetër, DnV vëren se shumë prej listave të publikuara të kandidatëve të subjekteve politike, përfshijnë kandidatë më të rinj dhe përfshirja e grave është rritur në mënyrë të dukshme. Megjithatë, u potencua që partia në pushtet është e vetmja që qëndron e mbyllur për publikun sa i përket finalizimit apo publikimit të listës së kandidatëve.

    Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, u tha se KQZ-ja ka zhvilluar rreth 20 mbledhje, ku përgjithësisht ka mbizotëruar fryma konsensuale e vendimmarrjes. DnV vlerëson që KQZ-ja ka bërë progres të rëndësishëm duke digjitalizuar pjesën më të madhe të operacioneve zgjedhore, si dhe duke iniciuar fushatë proaktive për informim dhe edukim të votuesve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.