×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përpara fillimit të fushatës ka bërë për fushatë të rregullt zgjedhore, garë të barabartë, liri të shprehjes, transparencë dhe mosshfrytëzim të resurseve publike për qëllime elektorale.

    DnV-ja bëri thirrje që kandidatët dhe partitë duhet të kenë mundësi reale për të konkurruar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, teksa sipas tyre, nuk duhet të ketë pengesa “artificiale për regjistrimin e kandidatëve apo partive”.

    “Specifikisht, DnV vlerësoi që ky standard u vu në pikëpyetje gjatë rastit të moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja. Ky vendim, i marrë në kundërshtim me rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, e cila kishte konstatuar se subjekti i përmbushte kriteret e nevojshme, nxiti kritika për ndërhyrje të mundshme politike në një proces që duhet të udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ligji. Vendimi i mëvonshëm i PZAP-së, por dhe ai i Gjykatës Supreme për certifikimin e këtij subjekti jo vetëm që korrigjoi një gabim procedural, por tregoi gjithashtu mungesën e profesionalizmit në vendimmarrjen e KQZ-së”, u tha në konferencë, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, në konferencë u kritikua vendimi i qeverisë për të shpërndarë nga 100 euro për rreth 700 mijë qytetarë për festat e fundvitit, ku sipas DnV-së, një masë e tillë mund të ketë ndikuar tek elektorati në prag të zgjedhjeve.

    “Po ashtu, ceremonia e ndarjes së “kartelave” të punës për 220 të punësuar në KEK, ku kryeministri Albin Kurti mori pjesë personalisht për t’i dorëzuar, përbën një veprim që mund të interpretohet si përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiake”.

    “Për më tepër, në nivelet komunale dhe qendrore, janë raportuar gjithashtu raste të prerjeve të shiritave dhe promovimeve të projekteve të përfunduara, si ajo e kandidatit të PDK në Mitrovicë, kandidatit të LDK në Lipjan, të cilat duket se janë planifikuar qëllimisht për t’u zhvilluar pranë periudhës së fushatës. Këto veprime krijojnë një perceptim të përpjekjeve për të ndikuar votuesit përmes burimeve publike dhe vendosin në pikëpyetje barazinë e garës elektorale”, u tha tutje në konferencë, transmeton Klankosova.tv.

    “Demokracia në Veprim” përcolli edhe mesazhin që mediave t’iu garantohet që të kenë mundësi të barabarta për të mbuluar të gjitha partitë dhe kandidatët e tyre, pa ndërhyrje apo censurë,

    “Sipas DnV-së, duhet po ashtu të sigurohet liria e qytetarëve për të marrë informacion të paanshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre pa frikë nga represioni”.

    “Sipas përfaqësuesve të DnV-së, liria e shprehjes dhe garantimi i qasjes së barabartë në informim janë thelbësore për një proces zgjedhor demokratik. Në këtë drejtim, mediat kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke i dhënë një dinamikë dhe gjallëri aktiviteteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, thanë përfaqësuesit e DnV-së.

    Një aspekt tjetër që u theksua gjatë konferencës ishte mungesa e deritanishme e debateve të drejtpërdrejta midis konkurrentëve politikë, veçanërisht mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Ky element, sipas DnV-së, mund të konsiderohet si një vakum në spektrin e përballjeve publike, që ndikon në pasqyrimin e plotë të pikëpamjeve politike për qytetarët.

    Po ashtu, sa i përket financimit të fushatës, u tha se e njëjta po karakterizohet nga shpenzime të konsiderueshme në aktivitete vizuale dhe logjistike, duke përfshirë përgatitjen e sallave, skenave, banerëve, zërimit dhe ndriçimit për takime publike. Këto elemente kërkojnë një mbështetje të fortë financiare, duke reflektuar një angazhim të madh të partive në organizimin e aktiviteteve.

    Gjatë konferencës për media është folur edhe për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, ku është bërë thirrje për promovim të një fushate gjithpërfshirëse, me pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara si kandidatë dhe votues.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e numrit të pacientëve për kontrolle nga prekja e gripit...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vizitës në Prishtinë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma....
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Vip10 Janar 2025
    Tre drona janë parë sot në shtëpinë e Big Brother Albania. Që të tretë ishin për Gjestin. Ai pas kësaj u pa...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Gjykatësi i Nju Jorkut, i cili kryesoi çështjen e parave të “heshtura” të Donald Trump të premten, e dënoi presidentin e zgjedhur...
    Sport10 Janar 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 16-të. Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.