Veton Mujaj nga DnV në një konferencë për media dha në pika të shkurtra një raport të monitorimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku tha se nuk ka munguar gjuha e urrejtjes, për çka theksoi se janë shqiptuar 40 mijë euro dënime për subjektet.
“Ka qenë një atmosferë e qetë me një numër të kufizuar të aktiviteteve, me disa vizita nëpër shtëpi. Në këto aktivitete shkelja e masave antiCOVID ka qenë shumë evident. Shumë organizime e kanë ndërruar formën e tyre ndërsa premtimet dhe mesazhet e tyre kanë qenë vazhdimësi. Po ashtu nuk ka munguar gjuha e urrejtjes. Partitë politike janë vonuar të prezantojnë programet e tyre. Ndërsa pjesëmarrja e grave në aktivitete ishte nën 30 përqind, e hapësirë atyre nuk iu dha as në media”, tha ai./Front Online/