Banorët e shtëpisë më të fashme në vend kanë bërë një fotosesion krejtësisht unik brenda Big Brother VIP Kosova.
Djemtë e shtëpisë ishin në rolin e ‘Tarzanit’ ndërsa vajzat si surfiste, transmeton Klankosova.tv.
“Banorë, festat e fundvitit janë një kohë magjike e mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe kujtime të bukura, por ne e kuptojmë që ndonjëherë këto ditë speciale mund të ndjehen të paplota kur jeni larg familjes tuaj dhe personave të zemrës. Pikërisht për këtë arsye ‘Vëllai i Madh’ ka menduar një surprizë të veçantë për ju. Në ‘gaming room’ mund të krijoni fotografi me më të dashurit e juaj – fotografi të personalizuara me njerëzit tuaj të dashur. Përmes këtyre imazheve ne synojmë t’ju sjellim më pranë tyre duke ju dhuruar një copëz ngrohtësie dhe dashurie që ju mungon. Por, surprizat nuk mbarojnë këtu – në frymën festive fillimisht ju presin fotografi unike dhe të veçanta, vajzat do të vishen me bikini si surfiste dhe djemtë në rolin e ‘Tarzanit’, thuhet në njoftimin e mbërritur në shtëpi.
Për të parë se si e realizuan këtë fotosesion banorët, klikoni videon në linkun më poshtë.