Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike ka dalë në vend të ngjarjes në Graçanicë aty ku mëngjesin e ditës së sotme është shkatërruar duke iu vënë flaka billboardi “Liria ka emër”.
Ai ka thënë se ky rast ka ndodhur pikërisht në ditën kur në Serbi janë gjetur mbetje mortore të shqiptarëve.
“Mos harroni sot në Serbi janë gjetur mbetje mortore dhe pikërisht sot ndodhin këto çështje të cilat kanë një porosi të dhunës. Asamblistat duhet ta ngrenë zërin se çka po punohet në Graçanicë”, ka thënë ai.