Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dje e shkarkoi nga detyra sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqi.
Por, Front Online nga disa burime merr vesh se i njëjti është rikthyer përsëri sot në këtë pozitë.
Front Online ka provuar ta kontaktojë për këtë çështje vetë të apostrofuarin Bytyqi, por i njëjti e ka pasur të fikur telefonin.
Dje portali Front Online raportoi i pari për shkarkimin e tij dhe po ashtu për zëvendësuesin e tij në pozitën e sekretarit të MI-së, Zymer Abdullahu.
LEXO: Ky është vendimi i Arban Abrashit për shkarkimin e sekretarit të Ministrisë (Dokument)
LEXO: Ky është sekretari i ri i Ministrisë së Infrastrukturës