Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë.
Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me thikë djalin e tij.
Si pasojë, këtij të fundit i ka rënë të fikët për shkak të frikës së përjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv
Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.