Një sulm fizik ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
Djali ka rrahur babain e tij, njofton policia.
Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë, 15.05.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.