Një burrë ka raportuar në Polici se i ka vdekur babai në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Rasti është cilësuar si “trajtim i pandërjegjshëm mjekësor”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“QKUK 26.03.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Front Online/