Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar babanë e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku pas një mosmarrëveshje, djali ka sulmuar fizikisht babanë.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.