Policia njofton se dje është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka kanosur babain e tij me armë.
Në raport thuhet se arma posedon leje me afat të skaduar, e cila është sekuestruar bashkë me katër fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“KANOSJE | Vushtrri 28.12.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte kanosë babain e tij. Arma me të cilën i dyshuari e ka bërë kanosjen është e babit të tij për të cilën posedon leje me afat të skaduar e cila është sekuestruar së bashku me 4 fishek dhe iniciuar rast tjetër armëmbajtje pa leje. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.