Një grua ka raportuar në Polici se nipi i saj i mitur (djali i vajzës), është larguar nga shtëpia pasi është keqtrajtuar nga babai i tij.
Ajo tutje ka raportuar se i mituri nuk mund të takohet me nënën e tij pasi prindërit janë të ndarë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se personi i dyshuar nuk është hasur nga ta.
“Prishtine 05.07.2022 – 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) viktima mashkull kosovar- fëmijë, largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij, ndërsa viktima nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Front Online