Babai ka njoftuar policinë se i biri ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe familjarëve të tjerë në Prizren.
Sipas policisë, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 27.09.2022 – 03:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe familjarëve të tjerë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline