Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, së fundmi ka publikuar një video në kanalin e tij në YouTube me Youtuberin e njohur “Mr. Beast” dhe një pjesë e bisedës së tyre u bë virale.
Në një moment, Ronaldo ftoi djalin e tij Cristiano Ronaldo Jr. që të dilte para kamerës dhe “Mr. Beast” e pyeti nëse do të dëshironte të luante me të atin, ashtu si Bronny James, dhe Junior u përgjigj: “InshAllah”.
Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga fansat të cilët pyesin nëse djali i Ronaldos është mysliman apo ai thjesht ka përqafuar kulturën saudite për shkak të faktit se ai jeton në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, dhe përdor disa nga shprehjet atje.
https://x.com/HalalNation_/status/1866241538314932489
Për këtë, vetë Ronaldo tha se shpreson që një ditë të ndodhë.
Djali i Ronaldos është 14 vjeç dhe luan për skuadrat e të rinjve Al-Nassr, në të cilin luan legjendar portugez, i cili është 25 vjet më i madh.