Dje ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, regjisorja Vjosa Berisha.
Për vdekjen e artistes ka reaguar djali i saj, Lekë Berisha.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: ”Deri n’përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”.
Vjosa Berisha ndërroi jetë dje në spitalin University College Hospital në Londër, e cila vuante nga sëmundja e kancerit.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Ministria e Kulturës e shumë personalitete të tjera publike.
Artisja Berisha ishte edhe bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e festivalit Ndërkombëtar të Filmit ”PriFest”.