Djali 17 vjeçar i këngëtares së njohur irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë, si pasojë e vetëvrasjes.
E pikëlluar nga vetëvrasja e të birit të saj, ajo ka kërcënuar se do të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin e saj adoleshent që kishte tentuar më parë vetëvrasjen, dy ditë para se të gjendej i vdekur.
Këngëtarja e njohur e viteve 1990-të thotë se spitali i kryeqytetit irlandez Dublin, refuzon të marrë përgjegjësi për largimin e të birit Shane dhe shpalljen e tij të humbur.
Nëna 55 vjeçare në zi konfirmoi se adoleshenti ka humbur jetën teksa e përshkruante atë si “drita e jetës time”.
Duke i bërë homazh të birit ajo shkruante: “Djali im i mrekullueshëm, Nevi’im Nesta, Ali Shane O’Connor, vendosi t’i japë fund përpjekjes këtu në tokë dhe tashmë është me Zotin”.
“Ai u prehtë në paqe dhe askush mos ndjektë shembullin e tij, fëmija im, të dua shumë, qofsh në paqe”.
Policia kishte bërë më parë apel për adoleshentin e zhdukur që prej të enjtes.
Nëna e tij, e cila ka tre fëmijë të tjerë, i ishte lutur publikisht të shkonte te policia dhe të mos lëndonte veten.
Por tashmë Sinead dënon politikat dhe veprimet e stafit të spitalit “Lynn ëard” që nuk bënë sa duhet për të mbrojtur adoleshentin e trazuar.
Ajo tha: “Si mundet që një 17-vjeçar i trazuar dhe në mbikqyrjeje vetëvrasjeje të humbase nga spitali “Tallaght Hospital”???”
“Spitali refuzon të mbajë përgjegjësi për detyrën e tyre. Vjen padia”.
Gjatë ditëve që ai ishte i humbur, nëna lutej që i biri të kthehej në shtëpi.
Ajo shkruante: “Shane, jeta jote është kaq e çmuar. Zoti nuk ta gdhendi kot atë buqëqeshje të
mrekullueshme në fytyrë”.
“Të lutem mos e lëndo veten. Shko te ‘Gardai’ që të të shoqërojnë në spital”, shtonte Sinead, duke iu referuar policisë vendase.
Policia njoftoi sot në një deklaratë: “Pas zbulimit të një trupi sot në zonën Bray kërkimet e personit të humbur në lidhje me 17-vjeçarin Shane O’Connor, janë ndërprerë”.