Djali i ish-futbollistit të Milanit, Alesandro Costacurta është bërë protagonist në Itali duke rënë pre e dhunës policore pas një përleshjeje fizike, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vet protagonisti, Akili Kostakurta, i cili në rrjetin social “Instagram” u shpreh mjaft i irrituar për sjelljen e policië ndaj një 16-vjeçari.
“Kjo është ajo që ndodh me një djalë 16-vjeçar kur takon Policinë e Shtetit, të cilën njerëzit e vlerësojnë aq shumë. Ata më rrahën dhe për të sqaruar se më shpuan timpanin tim dhe tani unë do të duhet të operoj vetëm nga ata që ju i quani policë”, ka shkruar ai.