×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Hamëz Jasharit: Familja Jashari nuk do të përfshihet në zgjedhje

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2024
    Pas raportimeve se  vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka reaguar vëllau i saj, Bekim Jashari.
    Ai thotë se familja Jashari nuk do të përfshihet në zgjedhje.

    Jashari ka theksuar se vazhdojnë të mbeten të palëkëndur në qëndrimin e tyre për të qëndruar jashtë përfshirjes në parti politike, transmeton Front Online.

    “Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

    “Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë. Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.”, ka shkruar Jashari.

    Postimi:

    Të dashur bashkëkombas,

    Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.

    Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.

    Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Dhjetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet nacionale të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt...
    Lajme12 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë ka është mbyllur afati për aplikimin e subjketeve politike për certifikim. Ky afat ishte...
    Lajme12 Dhjetor 2024
    Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi ka vendosur t’i hyjë politikës. Kjo është bërë e ditur pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë...
    Të tjera
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, po raportohet se pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Komandant i KFOR-it i drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 aleate dhe vendet...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, beson se mund të jetë lojë politike dhe inskenim pushteti ftesa për dëshmi nga...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar vonesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i misionit të KFOR-it, ka pritur ditën e sotme ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar sërish për tubimin që sonte e kanë mbajtur në Gjakovë. Abdixhiku ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.