Florian Boja ishte vetëm dy vjeç kur babai i tij, Fadili, ra dëshmor në luftën e UÇK-së.
I veshur në uniformën e policisë së Kosovës, ai u betua para varrit të babait dëshmor.
“Sot erdha pak më ndryshe se herave të tjera. E di se do të ishe krenar për mua ashtu siç jam unë për ty. E di se po të mundje do të më këshilloje që ta dua dhe të sakrifikoj për atdheun ashtu siç bëre ti. Arë rrugë do ta ndjek. Pusho i qetë baba! Betohem!”, ishin fjalët e Florianit.
Florjani vjen nga një familje bujare e Klinafcit të Klinës dhe është student i shkëlqyeshëm në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.
Nga sot ai do të shërbejë në policinë e Kosovës.
Floriani nuk e ka lëshuar vendlindjen e babait të tij. Jeton në Klinafc së bashku me bashkëshorten.