
E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi e hodhi poshte faljen që djali I tij i bëri vrasësve të të atit. “ Askush nuk ka të drejtë t`i falë ata njerëz”, tha Hatice Cengiz.
“Jamal Khashoggi është kthyer në një symbol ndërkombëtar më të madh se secili prej nesh; ai është I admiruar e I dashur anekënd. Nuk ka rrethana lehtësuese për këtë krim të rëndë; unë dhe të tjerët nuk do të ndalemi deri sa të bëhet drejtësi për Xhamalin”, ka shkruar në Twitter, Haticeja, që është shtetase turke.
Më herët djali I gazetarit që u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, tha se vëllezërit e tij i kanë falur ekzekutorët. Falja, sipas Salah Khashoggi bëhet si pjesë e muajit të shenjtë të Ramazanit, por disa e kanë vënë në pikëpyetje sinqeritetin e këtij gjesti që i shpëton vrasësit e Khashogit nga dënimi me vdekje.
Familjet e të dënuarve tani mund të paguajnë për gjakun e derdhur, dhe nëse ato nuk kanë mundësi, pagesën mund ta bëjë shteti saudit, përpos parave që I janë dhënë tashmë të afërmve të reporterit. Gjykata saudite që dha dënimin kapital për ta në muajin dhjetor, doli në përfundimin se vdekja e Khashoggit nuk kishte qenë e paramenduar, ndonëse hetimi i OKB-së tregoi të kundërtën. Khashoggi, i cili punonte si kolumnist I i gazetës amerikane Washington Post, ishte kritik i ashpër i qeverisë saudite.