Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.
Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij.
Viktima, është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, me ç’rast i dyshuar edhe është arrestuar.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Zëdhënësi Valon Preteni, tha se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
“Jemi në pritje të vendimit të gjykatës. Besoj që sot do të bëhet caktimi i paraburgimit”, tha Preteni. /Klankosova