Një pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në QKUK ku ishte duke u trajtuar.
Por, i biri i tij ka raportuar në Policinë e Kosovës se po dyshon që ai vdiq nga mostrajtimi i duhur nga mjekët.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me COVID-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mostrajtimi i duhur nga stafi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FrontOnline