Një nënë nga Mitrovica gjatë ditës së djeshme ka raportuar djalin e saj 13-vjeçar në polici.
Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai kishte sulmuar nënën e tij.
Në raport nuk raportohet për arrestime veçse rasti është nën hetime.
“Mitrovicë 26.08.2022 – 16:52. Ankuesja femër kosovare raporton se djali i saj i moshës 13 vjeçare ka sulmuar fizikisht ankuesen nënën e tij. Ankuesja nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online