Manchester Unitedi e ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.
Në “Villa Park”, “Djajtë e Kuq” janë përballur me Aston Villën si mysafir, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 35-të në Premierligën angleze i takoi Manchester Unitedit me rezultat, 1:3.
Bruno Fernandes (’52), Mason Greenwood (’56) dhe Edinson Cavani (’87) i shënuan golat e fitores për Manchester Unitedin.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Traore në minutën e 24-t të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi “blindon” vendin e dytë me 70 pikë, kurse Aston Villa mbetet në vendin e 11-të me 48 sosh./FrontOnline/