Kryendeshja e javës së 31-të në Premierligën angleze i ka takuar Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë mysafirë të skuadrës londineze, Tottenham Hotspur, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Tottenham Hotspur Stadium” i takoi mysafirëve me rezultat 1:3.
Fred (’57), Edinson Cavani (’79) dhe Mason Greenwood (’90) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit.
Ndërkaq, për vendasit, golin e vetëm dhe të nderit e shënoi Son Heung-Min në minutën e 40-të.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi “blindon” pozitën e dytë në tabelë me 63 pikë të tubuara.
Kurse, Tottenhami ngelet në vendin e shtatë me 49 sosh./FrontOnline/