Manchester Unitedi e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.
“Djajtë e Kuq” janë përballur në pasditën e sotme me Burnleyn në “Old Trafford”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 32-të në Premierligë i takoi Man Unitedit me rezultat 3:1.
Dygolëshi i Greenwoodit (’48, ’84) dhe goli i Cavanit (’90) ia dhuruan tri pikë vendasve.
Kurse, golin e nderit për mysafirët e shënoi Tarkowski (’50).
Me këtë fitore, Manchester Unitedi mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, kurse Burnley në vendin e 17-të me 33 sosh./FrontOnline/