Dj nga Kosova që bëri bujë në “BBV”, Dj Pm, feston ditëlindjen.
Ai ka pranuar shumë urime nga miqtë dhe familjarët e tij.
Në mesin e urimeve nuk ka munguar edhe i të dashurës, Sarës.
“Faleminderit qe je pjesë e jetës time. Gëzuar ditëlindjen” ka shkruar Sarah në ‘Instagramin’ e saj, duke ndarë një video të ëmbël të Pm teksa e puthë atë në faqe.
Çifti është lidhur gjatë qëndrimit të tyre në reality-show “Big Brother Albania VIP”.
Ata kanë vazhduar lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ndryshe, janë njëri ndër çiftet më të dashura të publikut.