Dj Pm dhe Sarah, janë njëri nga çiftet më të dashura për publikun.
Ata po vazhdojnë të shijojnë edhe jashtë, lidhjen e krijuar brenda “BBV”.
Së fundi, çifti ishin të ftuar tek emisioni “Më lër të flas”, ku shpjeguan se jeta e tyre ka ndryshuar pas hyrjes në “Big Brother VIP”.
“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha Sarah.
“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, dhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, u shpreh në anën tjetër Dj Pm.