Dagz dhe Einxhel janë një nga çiftet që komentohen thuajse çdo ditë në mediat rozë.
Para pak ditësh Arbri festoi ditëlindjen ku nuk mungoi urimi i këndshëm i Einxhel.
Por mënyra si mbylli ajo shkrimin me frazën “Ne të duam ty”, ngriti dyshimet se çifti po bëhen prindër për herë të parë.
Pas këtyre thashethemeve, ka reaguar Dagz i cili ka demantuar këto lajme që kanë qarkulluar ditëve të fundit.
Në “50 pyetje”, për Prive ai ka treguar se ai dhe Einxhel nuk po bëhen prindër.
Dagz thotë se kjo nisi mes Beatrix Ramosajt dhe Monika Lubonjës teksa ishin në një live dhe se thjesht ishte shaka që u përhap në Twitter.
“Ka nisur si shaka në mes të Monikës dhe Beatrix në një live dhe më pas u kyçëm unë dhe Einxhel nga pushimet”, tha ai.
“Nuk e kemi nisur akoma, kurdo që vjen mirë se vjen”, vazhdoi të tej artisti.
Einxhel dhe Dagz kanë filluar lidhjen në Big Brother VIP dhe momentalisht janë ndër çiftet e preferuara të publikut.