Arbër Gumnishta apo i njohur si Dj Dagz mbrëmë nuk është ndier mirë.
Dj Dagz ka afër dy muaj që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Ai dhe Dj PM janë një konkurrent i vetëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por, çaste më parë ai është zgjuar nga gjumi dhe ka shpërthyer në lot.
Banorët të shqetësuar e kanë pyetur se çfarë ka, derisa Dj Dagz u ka treguar se ka parë një familjar ëndërr në gjendje shumë të rëndë.
“Ishte shumë ëndërr e keqe, kur më del pamja përpara më vie të qaj direkt”, tha Dj Dagz.
Në anën tjetër, Dj PM i është drejtuar duke i thënë se nëse ai do mund të dalin menjëherë, por që Dagz ka thënë jo.