Filmi ‘Mary J. Blige: My Life’, ndjek ngritjet dhe rëniet e legjendës së muzikës R&B. Mary ka fituar çmimin Grammy nëntë herë, si dhe ka një karrierë të suksesshme në aktrim. Në njoftimin për dokumentarin e saj të ri, Mary J. Blige e pranon që gjatë regjistrimit të albumit “My Life”, të vitit 1994 kishte raste kur ajo ishte‘ depresionuar dhe nuk donte të jetonte më.“’My Life’ është ndoshta albumi im më i errët në një nga kohët më të errëta që kam pasur”, epranoi Mary.
“Shumicën e kohës isha vetëm në depresion dhe nuk doja të jetoja. I kisha të gjitha brenda vetes dhe mund të këndoja dhe t’i shkruaja, dhe nuk e dija që kaq shumë njerëz ndjenin të njëjtën gjë”, ka shtuar këngëtarja. Ajo gjithashtu thotë se muzika ishte shpëtimtari i saj gjatë rritjes së saj në Bronx.
“Muzika na udhëhiqte. Pikërisht kjo më shpëtoi. Në lagjen ku jetonim, ishte si një burg. Kishte shumë të keqija. Unë duhej të dilja jashtë”, tha Mary. Alicia Keys, Taraji P. Henson dhe Sean ‘Diddy’ Combs shfaqen në këtë dokumentar. Combs është producent ekzekutiv i filmit, dhe Quincy Jones, 88, është producent ekzekutiv i muzikës./FrontOnline/