×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet.

    Ai u lind më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

    Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Më 3 nëntor 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

    Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

    Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

    Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

    Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

    Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

    Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

    Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, me prezencën e krerëve më të lartë të...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës. Top...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie. Sipas A2 CNN, i gjithë territori...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Nëpërmjet një fotografie të flamurit kombëtar të postuar në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Për të dytin vit radhazi Bashkia e Tiranës do të organizojë Paradën e Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta pas një zënke që kishte pasur me bashkëjetuesin e saj, e kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.