×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e zisë e shpallur në Serbi, po zbatohet edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, flamujt shtetërorë të Serbisë janë ulur në gjysmështizë për Ditën e zisë të shpallur nga qeveria e Serbisë për vdekjen tragjike të 14 qytetarëve si pasojë e shembjes së një pjese të objektit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

    Siç raporton portali në gjuhën serbe “kosovo onllajn”, në institucionet komunale të Graçanicës, flamuri është ulur në gjysmështizë, transmeton Klankosova.tv.

    Në manastirin e Graçanicës, besimtarët kanë ndezur qirinj individualisht për viktimat e Novi Sadit.

    Edhe në Leposaviq, flamuri serb është ulur në gjysmështizë.

    Ndërsa në manastirin e Deçanit, mëngjesin e sotëm murgjit kanë mbajtur një lutje për viktimat në Novi Sad.

    Katërmbëdhjetë persona mbetën të vdekur ditën e djeshme në Novi Sadi, Serbi, pas shembjes së një platforme të ndërtesës së stacionit hekurudhor.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar bashkatdhetarë në Treviso të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri homazhe te...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rënies së djalit të saj së bashku me heroin...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të pare të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën,...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas...
    Lajme02 Nëntor 2024
    “Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati rreth çështjes së rritjes së pagave, ka përmendur qeverisjen PDK-AAK-Nisma me Ramush Haradinaj si kryeministër, e Bedri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.