Kandidati demokrat për president të Amerikës Joe Biden filloi ditën në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware. Ai ndoqi meshën në kishën katolike dhe bëri një vizitë të shkurtër te varri i djalit të tij Beau Biden, duke vizituar gjithashtu vendin e varrit të gruas së tij të ndjerë dhe vajzës..
Nga atje, Biden udhëtoi në vendlindjen e tij Scranton, Pensilvania. Ai u ndal pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë dhe shkroi në mur: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë me Mirësinë e Zotit, Joe Biden 3 nëntor, 2020.”
Biden sapo ka zbritur në Filadelfia, ku po bën disa ndalesa në përpjekje për të marrë vota. Pastaj ai do të kthehet në Wilmington. Ai më pas do të transferohet në një qendër zgjedhore, raporton CNN.
Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë pak kohë më parë dhe arriti në selinë e tij të fushatës në Arlington, Virginia, sipas ekipit të tij për media që po udhëton bashkë me të.
Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence pritet të kalojnë Natën e Zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë.