Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.
Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, pasditedo të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Agjenda e plotë:
1. Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:00
2. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:30
3. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
VENDI: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
KOHA: 13:00
4. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:30