Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Pas kësaj ndeshje, Kosova udhëton drejt Austrisë për ta zhvilluar një tjetër miqësore kundër Maltës më 4 qershor.
Ndërkaq, më pas, “Dardanët” udhëtojnë drejt Antalias ku më 8 qershor përballen me Guinenë si dhe më 11 qershor kundër Gambisë.
Edhe këto dy ndeshje do të shërbejnë si ndeshje kontrolluese, ku përzgjedhësi Challandes ka ftuar shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës./FrontOnline/