×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dita e fundit e dinarit serb në Kosovë, a do të zmbrapset BQK-ja?

    Aulona Konjuhi
    31 Janar 2024

    Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim javë më parë që pagesat në vend do të kryhen vetëm me euro.

    Me këtë vendim do të ndalohet edhe përdorimi i dinarit serb në Kosovë.

    Kjo rregullore pritët të hyjë në fuqi me 1 shkurt.

    Ku vendim ka ngjallur reagime të shumta. Vendet e Quint-it po kërkojnë shtyrjen e hyrjes në fuqi të këtij vendimit.

    Lidhur me këtë vendim, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka dalë të hënën me një sqarim pas takimit me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier.

    Ismaili tha se rregullorja e re s’e kufizon këmbimin e çfarëdo valute, ai bëri të ditur se qytetaret që kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

     

    Gërxhaliu për dinarin: Vendim i qëlluar në kohë dhe rrethana të gabuara

    Për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë ka folur eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

    Ai tha se ndalimi i dinarit është vendim i qëlluar në kohë dhe rrethana të gabuara.

    Gërxhaliu thotë se edhe për këtë çështje duhet të ketë dialog me BE e SHBA-në.

    Mos koordinimi me aleatët po e dëmton Kosovën, thotë Gërxhaliu.

    “Duhet ta kuptojmë që në aspektin ligjor Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Vetë fakti që jemi me një proces të dialogut të mbikëqyrur nga BE e të mbështet në SHBA duhet të kemi një koordinim me aleatët tanë kur Kosova është nën sanksione dhe në raport me BE e ka rritur pakënaqësinë, vendimet e tilla pa koordinim  me ndërkombëtarët po e dëmtojnë Kosovën. Nuk flitet për procese të pastra ekonomike në raporte Kosovë-Serbi pa politikën, ky korrelacion politik po e kthen Kosovën në pikën zero”.

     

    Deputeti Shala: Ndalimi i dinarit, loja e radhës e Qeverisë për ta humbur vëmendjen nga dështimet politike e ekonomike

    Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala vendimin e BQK-së për vendimin që pagesat të kryhen me euro e ka cilësuar si skenarë të Qeverisë.

    Shala thotë se Qeveria aktuale po bënë këso lëvizje për ta humbur vëmendjen nga dështimet e tyre.

    “Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi, Kushtetuta nuk mund të jetë e zbatueshme as me javë e muaj por e tëra duhet të jetë në zbatim. Lojërat e Qeverisë në këtë relacion duke zbuluar në përditshmëri aferat dhe veprime siç është kjo e fundit, këto janë të gjitha skenarë për ta zhvendos vëmendjen nga dështimet në sferat politike, diplomatik e ekonomisë”, u shpreh Shala për Front Online.

    Lidhur me këtë çështje ditë më parë është deklaruar edhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

    Ai tha se dinari ka qenë anti-ligjore kaherë, euro është valuta zyrtare e Kosovës.

    “Qarkullimi i dinarit është ilegal, anti-kushtetues dhe anti-ligjor dhe çdo veprim anti-ligjor duhet të ndëshkohet por edhe në rastin konkret arsyen dhe bazën ligjore e ke për me i konfiksu. Për këtë arsye, mundësitë e veprimit janë të bazuara në Ligj dhe në Kushtetutën e Kosovës”, tha Mehmeti.

    Pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, se nga 1 shkurti do të hiqej nga qarkullimi valuta e dinarit serb, ka pasur reagime të shumta.

    Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit të BQK-së.

    Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me guvernatorin e BQK-së ka kërkuar shtyrjen e vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    “Ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht. Në këtë rast besojmë se këto rregullore mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Ne kërkojmë të shtyhet zbatimi i disa prej dispozitave për të dhënë pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullsitë e prekura të mos ndikohen negativisht”, deklaroi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për Front Online, e ka komentuar shkurt veprimin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani...
    Lajme09 Janar 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.