×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dita e Forcës, Kurti: Është dyfishuar numri i ushtarëve dhe trefishuar buxheti

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur”, me rastin e Ditës së Forcës.

    Qytetarët kanë pasur mundësi që të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    FSK-ja është vizituar dhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se krahasuar me vitet e mëparshme, FSK-ja sot ka më shumë buxhet dhe më shumë armatim.

    “Armët, municioni, i cili vazhdimisht po shtohet edhe për nga numri edhe për nga lloji. Nëse e krahasojmë me vitet e mëhershme me qeverisjen tonë kemi dyfishim të numrit të ushtarëve, kemi trefishim të buxhetit, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit. Dhe kemi shumëfishim në armatim dhe municion”.

    “Armatimi është i blerë nga vend e NATO, SHBA, Turqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e të tjerë. Forca jonë po forcohet vazhdimisht dhe me këtë rast po forcohet edhe Republika”, tha Kurti.

    Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se po shënohen shumë hapa në përmirësimin e infrastrukturës për FSK-në.

    “Sot këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap në plotësim e infrastrukturës, atë të fillimit të industrisë ushtarake. Kosova do të ketë fabrikën e parë të municionit dhe laboratorin për dronë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar për FrontOnline ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),...
    Të tjera
    Sport11 Prill 2025
    Astrit Hasani është zgjedhur të premten president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EËF). Hasani u zgjodh udhëheqës i kësaj federate në Kongresin...
    Lajme11 Prill 2025
    Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane që drejtohet nga Martin Vulaj kanë zhvilluar këtë javë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe janë...
    Lajme11 Prill 2025
    Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Sipas Prokurorisë Themelore...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kongresistët amerikanë, e kanë dërguar një propozim-rezolutë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku bëhet thirrje për mbarimin e pandëshkueshmërisë së krimeve...
    Lajme11 Prill 2025
    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi Roma...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.