Distria Krasniqi pa shumë telashe ka kaluar sfidën e parë në Kampionatin Evropianin të xhudos që po mbahet në Lisbonë.
Në rrethin e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria e mposhti italianen Francesca Giorda.
Xhudistja kosovare që është bartëse e parë, kontrolloi luftën dhe ishte vazhdimisht në sulm. Giorda mori tri dënime dhe kështu Distria fitoi me “Ippon”.
Krasniqi është favorite e madhe për medalje.